I.P.SH SPITALI I SPECIALIZUAR PËR OBSTETRIKË DHE GJINEKOLOGJI "NËNA TEREZË" - ÇAIR, SHKUP
REPARTI I LINDJES

REPARTI I LINDJES

      Strehimi dhe kujdesi për ç’do grua që lind është qëllimi ynë. Reparti i lindjes është vendi ku kryhet lindja, një hapësirë e mbushur me shumë dashuri,lumturi dhe kënaqësi. Ne dëshirojmë që momenti i ardhjes në jetë të jetë  i veçantë për ta kujtuar për një jetë. Spitali jonë krenohet me personel profesional të cilët janë në gaditshmëri 24/7 dhe të pregaditur për lindje spontane apo me prerje cezariane. Mamija me përvojën e saj profesionale dhe kompetencat kujdeset në mënyrë sa më të përkryer për fëmijën e posalindur dhe  nënën pa dalluar dhe shquar përkatësinë e saj politike, fetare dhe etnike. 

     Prania e një personeli të organizuar dhe një ambienti të harmonizuar ndikon emocionalisht që pacienti të ndjehet i sigurtë dhe pa frigë, pasi që fytyra e lumtur dhe buzëqeshja e pacientit nënkupton që personeli i repartit të lindjes e kanë kryer punën në mënyrë të përkryer sepse kanë një nënë të lumtur, fëmijë të shëndoshë dhe familje të gëzueshme. Pra mund të themi reparti i lindjes është zemra e spitalit sepse atje lind një jetë e re, ka shumë gëzim dhe lumturi.

Kryeshef i repartit së lindjes është Prim.Dr.Lazar Kirovski