I.P.SH SPITALI I SPECIALIZUAR PËR OBSTETRIKË DHE GJINEKOLOGJI "NËNA TEREZË" - ÇAIR, SHKUP
REPARTI OPERATIV

REPARTI OPERATIV

        Reparti Operativ është në funksion nga hapja e spitalit në vitin 1965. Nga ajo kohë deri në ditët e sotme shumë mjek gjinekolog kanë kontribuar në zhvillimin e gjinekologjisë operative në spitalin tonë, në të cilën mund të përmendim angazhimin e plotë të disa profesorëve me renome nga lëmia e gjinekologjisë nga qendra Univerzitare e Fakultetit së Mjeksisë siç janë: Prof.Dr.Shahpazof, Prof.Dr.Lazarevski dhe Prof.Dr.Naumov të cilët edhe pas pensionimit vazhduan të jenë pjesë e spitalit tonë në repartin operativ që tua përcjellin njohuritë dhe profesionalizmin gjeneratave të reja të cilët ishin të punësuar si mjek.

       Sot në këtë repart kryhen një numër i madh i operacioneve gjinekologjike duke filluar nga intervenimet më të vogla në qafën e mitrës si Konizimi, LLETS , histektonomia abdominale si trajtim i tumereve në mitër dhe vezore e deri te trajtimi kirurgjik i karcinomeve në mitër dhe vezore. Në këtë repart gjithashtu bëhet edhe histeroskopija dhe laparoskopija ku një ekipe me 2 mjek të ri shumë profesionalisht të mesuar kanë filluar të punojnë me një aparaturë mjaft efikase dhe të re ne trajtimin e shtatzanisë ektopike,heqjen e polipeve  si dhe resekcionin e septumit mitrës.

       Në repartin operativ janë duke punuar ekipë me 4 gjinekologë – akusher, 4 motra medicinale dhe 3 sanitare. Reparti është i përbërë nga 19 shtretër të vendosur në 4 dhoma me nga 4 shtretër , 2 dhoma me nga 2 shtretër dhe një apartman. I gjithë personeli është maksimalisht i angazhuar për kujdesin maksimal të pacientëve, për nevojat e tyre si dhe për dhënien në mënyrë sa më efikase dhe sa ma të mirë të terapisë së nevojshme.

Kryeshef i repartit operativ është Dr.Emil Bajalski