Reparti i Akusherisë është i përbërë nga stafi i kualifikuar mjekësor gjinekolog – obstetër, mamisë, infermierëve dhe stafit teknik – sanitaret të cilat janë në dispozicion të pacientëve në çdo kohë 24/7. Mirësia, profesionalizmi dhe kujdesi i lartë është karakteristikë e ekipit që punon në këtë hapësirë. Reparti akusherik posedon 13 dhoma, duke përfshirë: 6 me 4 shtretër, 5 me nga 2 shtretër dhe 2 apartamente me një shtrat. Dhoma me 4 shtretër është me pamje nga oborri i spitalit, ku në të bën pjesë një banjo private, të gjithë pajisjet e nevojshme për larjen,dezinfektimin dhe pastrimin e gruas. Dhoma dyshe janë me pamje nga parku i spitalit,ato posedojnë një banjo private, të gjitha mjetet e nevojshme për dezinfektimin dhe higjienën e nënave. Spitalit gjithashtu posedon edhe ushqimi i cili pregaditet në kuzhinë, tri herë në ditë, dhe i njejti shërbehet në repartin e akusherisë në vendin e caktuar për ushqim.
Reparti akusherik posedon me 2 apartamente me pamje në drejtim të parkut të spitalit. Apartamenti përmban një krevat të veçantë të cilësisë së lartë, TV, frigorifer, kabllovik, internet, një banjo private me produkte higjienike dhe dezinfektues për nënat,gjithashtu shërbimi i ushqimit bëhet ne apartament. Në apartamentin është e lejuar vizita e pacientit çdo ditë nga 09.00h në 21.00h, dhe ka në dispozicion të gjithë stafin mjekësor në secilën kohë.