Faleminderim i veçantë për NP “MEPSO” për dhurimin e një aparati ultrasonografik me performanca të shkëlqyera, i cili do të kontribuojë në diagnostikimin më të shpejtë dhe më të saktë të gjendjeve shtatëzanëve në spitalin tonë.
Pajisja tashmë është vendosur në Repartin e Pranimit të Pacientëve, i cili funksionon 24 orë në ditë, çdo ditë të javës, në shërbim të Pacientëve.