Drejtoresha e spitalit së bashku me stafin udhëheqës pati nderin ta mirëpret Kryetarin e Komunës së Çairit, z. Visar Ganiun, dhe pronarin e ndërmarrjes private “Marmaris”, të cilët dhuruan 10 karrike speciale laboratorike, që do të përdoren për rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore në këtë spital.
Pas pranimit te donacionit, në një atmosferë miqësore, drejtoresha e spitalit, doc. dr sci. Pranvera Izairi falemnderoi përzemërsisht kompaninë për këtë akt bujarie dhe e cilësoi si shembull të përgjegjësisë sociale që duhet ndjekur nga të gjithë.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për nevojat e mëtutjeshme të spitalit dhe planet për bashkëpunim me komunën.