Të nderuar,
Ju ftojmë në Trajnimin bazik për ekokardiografi fetale dhe ekokardiografi të të posalindurit, i cili do të mbahet në hapësirat e IPSH Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nëna Terezë” – Çair, nën mbështetjen e Project HOPE, më datë 6-7 Tetor 2022. Udhëheqësit e trajnimit do të jenë Doc. Dr. Rajka Llulliq Jurjeviq, kardiologe pediatre, subspecialiste për kardiologji fetale dhe Mlladen Viljevac, kardiolog pediatër.
Duke iu falenderuar mbeshtetësve tonë, trajnimi do të jetë falas. Numri i vendeve është i kufizuar.
Me respekt