Shtatzënia është një gjendje që qysh nga kohërat e lashta është quajtur “gjendje tjetër”, gjithashtu e bekuar dhe e dëshiruar nga çdo grua dhe burrë, nga çdo shtet dhe racë njerëzore, nga të gjitha kontinentet.Shtatzënia është zënafilla dhe vazhdimësia e njerzimit, dhe dukuria më e përsosur në gjithe botën e gjallë.
Shtatzënia e suksesshme dhe zhvillimi normal i saj janë synimi i çdo familjeje. Njerëzimi në të kaluarën ka pasur shumë panjohuri për reproduksionin, por edhe përkrah shumë arritjeve shkencore në çdo lëmi kanë mbetur ende shumë sekrete të pazbuluara nga momenti i fekondimit deri në lindje.Çdo njeri nga lindja e feston ditëlindjen e parë. Në ditëlindjen e parë, ai ka pak a shumë rreth 280 ditë. Në ato 9 muaj kalendarik, ai jeton në barkun e nënës, rritet në gjatësi dhe peshë dhe tani më është më se e sigurtë se emocionalishtë e ndjen ambientin për rreth, dashurinë, gëzimin ose vuajtjen.Për çdo shtatzënë, kjo periudhë është krenari, por ndonjëherë edhe periudhë e mërzisë dhe frikës nga pritja.
Në spitalin tone, në Repartin për Shtatzëni patologjike dhe rrezik të lartë, hospitalizohen gra për diagnostikim të shtatzënisë e deri për lindje. Pacienteve tona u ofrojmë profesionalitet, sjellje njerëzore dhe kujdes gjatë gjithë periudhës të shtatzënisë, duke iu falemnderuar edukimit, përvojës dhe principeve të larta etike e morale, të cilave iu përmbahemi gjatë punës së përditshme. Bëhet përsosje permanente e njohurive dhe aparaturës diagnostike dhe terapeutike për diagnostikim me kohë dhe trajtim adekuat të gjendjeve të ndryshme të fetusit. Kontrollimet me aparate bashkëkohore janë përditshmëria jonë çka na mundëson aplikim të medicinës së bazuar në fakte.