Barnatorja e spitalit është pjesë e I.P.SH Spitalit Special për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nënë Tereza” – Çair. Barnatorja e spitalit është e mbyllur shërben vetëm për nevojat e spitalit, veprimtarinë e saj farmaceutike e kryhen në përputhje me ligjin për ofruesit e kujdesit shëndetësor, si njësi e veçantë organizative prej themelimit të institucionit shëndetësor. Barnatorja e spitalit është e pajisur me mjetë të nevojshme kualitative, me personel të profesionalizuar për organizimin dhe kryerjen e detyrës në mënyrë sa më të përkryer.
Detyra kryesore e barnatores është që ta bëjë porosinë,furnizimin dhe dorzimin e barnave për të përmisuar shëndetin e pacientëve. Barnatorja e spitalit ka një bashkëpunim të përkryer me drejtorin, me personelin medicinar dhe personelin në përgjithësi. Orari i punës së barnatores së spitalit është çdo ditë nga 07:30 – 15:30.
Kryeshef i barnatores së spitalit është Dip.Farm. Hajsel Idrizi