Spitali i Specializuar për Gjinekologji dhe Obstetrik “Nëna Terezë” – Shkup, për herë të parë u hap me datë 01.08.1965, edhe atë me këto reparte : Reparti Akusherik , Reparti Gjinekologjik, kuzhina dhe lavanderia. Në vitin 1970 u ndërtua pjesë e re e cila filloi në përdorim me datë 03.01.1972 ku ishin në shfrytëzim laboratorija , pranimi për ambullantë, sallat e operacionit, shok dhomat, dhoma për pacientët, pranimi dhe përgaditja për lindje.
Më 26.07.2013 u lëshua në përdorim edhe një objekt i ri të cilin e ka pajisur me aparate dhe mjete të nevojshme Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë, dhe po në atë pjesë janë zhvendosur: Pranimi, reparti akusherik dhe poliklinik.
Aktiviteti kryesor i Spitalit të Specializuar për Gjinekologji dhe Obstetrik “Nëna Terezë” – Shkup është kujdesi shëndetësor në fushën e gjinekologjisë, akusherisë dhe neonatologjisë (konsulltimi specijalist, kujdesi dhe kurimi, menaxhimi i operacioneve me rrezik të lartë, kujdesi për të sapolindurit gjatë qëndrimit).